Zyrtare: Shiten të gjitha biletat për sektorin e tifozëve kosovarë për duelin ndaj Sllovakisë
Kosova luan ndeshjen ndaj Sllovakisë me 26 mars në kuadër të “Play Off” të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. “Dardanët” kanë njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje. Ja njoftimi: “SOLD-OUT” për sfidën ndaj Sllovakisë. Të dashur tifozë, Nuk ka më bileta për ndeshjen ndaj Sllovakisë. Si tifogrup veçse kemi marrë…
Sport
Kosova luan ndeshjen ndaj Sllovakisë me 26 mars në kuadër të “Play Off” të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
“Dardanët” kanë njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje.
Ja njoftimi:
“SOLD-OUT” për sfidën ndaj Sllovakisë. Të dashur tifozë, Nuk ka më bileta për ndeshjen ndaj Sllovakisë. Si tifogrup veçse kemi marrë listën e emrave të atyre që kanë rezervuar biletë për sfidën historike të 26 marsit nga ato sa na janë garantuar sipas rregullave për tribunat mysafire. Andaj, kërkojmë mirëkuptim për faktin se nga SOT E TUTJE nuk mund të shqyrtojmë asnjë kërkesë për biletë. Gjithsesi, duhet thënë që abonimet vjetore vazhdojnë, andaj për të përfituar nga duelet e ardhshme të kombëtares, vijoni me regjistrimet”, shkruhet në njoftim.