NATO forcon mbrojtjen ajrore në Turqi pas sulmeve të Iranit
Turqia njoftoi të martën se një sistem i mbrojtjes ajrore Patriot po përgatitet për gatishmëri operacionale në Malatya, në lindje të vendit, në koordinim me NATO-n, për të mbrojtur hapësirën ajrore mes tensioneve në rritje në rajon. “Në dritën e zhvillimeve të fundit në rajonin tonë, po merren masat e nevojshme për të siguruar kufijtë…
Bota
Turqia njoftoi të martën se një sistem i mbrojtjes ajrore Patriot po përgatitet për gatishmëri operacionale në Malatya, në lindje të vendit, në koordinim me NATO-n, për të mbrojtur hapësirën ajrore mes tensioneve në rritje në rajon.
“Në dritën e zhvillimeve të fundit në rajonin tonë, po merren masat e nevojshme për të siguruar kufijtë dhe hapësirën tonë ajrore, dhe jemi në konsultime me NATO-n dhe aleatët tanë”, tha ministria, sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolu.
Njoftimi vjen në mes të tensioneve pas sulmeve të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, të cilave Teherani u është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa në disa vende të rajonit, ndërsa ka mbyllur edhe Ngushticën strategjike të Hormuzit.