Ministria për Punë themelon Komisionin e Ankesave për vendimet e Inspektoratit të Punës
Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka marrë vendim për themelimin e Komisionit të Ankesave, i cili do të merret me shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve përfundimtare të inspektimeve të kryera nga Inspektorati Qendror i Punës. Sipas njoftimit të ministrisë, krijimi i këtij komisioni synon t’u japë qytetarëve…
Lajme
Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka marrë vendim për themelimin e Komisionit të Ankesave, i cili do të merret me shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve përfundimtare të inspektimeve të kryera nga Inspektorati Qendror i Punës.
Sipas njoftimit të ministrisë, krijimi i këtij komisioni synon t’u japë qytetarëve dhe bizneseve një mundësi shtesë për të kërkuar rishqyrtim të vendimeve, në rast se ata kanë ankesa apo paqartësi lidhur me procesin e inspektimit.
Komisioni i Ankesave do të shqyrtojë rastet e paraqitura nga palët që konsiderojnë se vendimet e Inspektoratit Qendror të Punës nuk janë të drejta apo kërkojnë sqarime shtesë.
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët dhe subjektet që kanë ankesa, t’i drejtohen institucionit në përputhje me ligjin dhe brenda afateve të përcaktuara.
Sipas ministrisë, ky mekanizëm pritet të rrisë transparencën dhe të sigurojë trajtim më të drejtë të çdo ankese që lidhet me vendimet e Inspektoratit të Punës. /Lajmi.net/