Arrestohet një person në Skenderaj pasi sulmoi prindërit dhe kërcënoi policinë me sëpatë

Një rast i rëndë i dhunës në familje dhe kanosjes ndaj zyrtarëve policorë është regjistruar më 9 mars 2026, rreth orës 15:00, në rrugën “Behar Rama” në Klinë të Poshtme të Skenderajt. Ngjarja është raportuar nga viktima, i cili ka njoftuar policinë se ishte sulmuar fizikisht nga djali i tij, Shkumbim Sylejmani. Sipas informacioneve nga…

Lajme

10/03/2026 09:22

Një rast i rëndë i dhunës në familje dhe kanosjes ndaj zyrtarëve policorë është regjistruar më 9 mars 2026, rreth orës 15:00, në rrugën “Behar Rama” në Klinë të Poshtme të Skenderajt.

Ngjarja është raportuar nga viktima, i cili ka njoftuar policinë se ishte sulmuar fizikisht nga djali i tij, Shkumbim Sylejmani.

Sipas informacioneve nga burime të afërta me hetimin, me të arritur njësitë policore në vendin e ngjarjes, i dyshuari nuk u është bindur urdhrave të policisë dhe ka filluar t’i kërcënojë verbalisht zyrtarët policorë, duke lëvizur në drejtim të tyre me një sëpatë në dorë.

Pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari është vënë nën kontroll dhe arrestuar në vendngjarje, ndërsa më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Në cilësinë e viktimave janë intervistuar prindërit e të dyshuarit, të cilët kanë deklaruar se janë sulmuar fizikisht nga djali i tyre, por nuk kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Me udhëzim të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe “Kanosje ndaj personave zyrtarë”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet për rastin janë në vazhdim.