Sekuestrohet një pushkë gjuetie gjatë kontrollit në një shtëpi në Gjakovë

Policia e Kosovës ka sekuestruar një pushkë gjuetie gjatë një kontrolli të realizuar në një shtëpi në rrugën “Skënder Shehu” në Gjakovë. Sipas njoftimit, më 9 mars 2026 rreth orës 11:30, pas një pune operative hetimore dhe me vendim të prokurorit, njësitë policore kanë kryer kontroll në shtëpinë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, raporton…

Lajme

10/03/2026 09:20

Policia e Kosovës ka sekuestruar një pushkë gjuetie gjatë një kontrolli të realizuar në një shtëpi në rrugën “Skënder Shehu” në Gjakovë.

Sipas njoftimit, më 9 mars 2026 rreth orës 11:30, pas një pune operative hetimore dhe me vendim të prokurorit, njësitë policore kanë kryer kontroll në shtëpinë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, raporton lajmi.net

Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar nga organet e rendit.

Në konsultim me prokurorin, rasti është iniciuar për veprën përkatëse dhe po vazhdon në procedurë të rregullt ligjore./Lajmi.net/