Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve vetëm në rajonin e Prishtinës
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar mbrëmë vetëm në Prishtinë. Policia ka njoftuar se në të shumtën e rasteve viktima ishin femrat. Në këto raste Policia po vazhdon hetimet., transmeton lajmi.net. DHUNË NË FAMILJE Fushë Kosovë / 09.03.2026–14:20 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj…
Lajme
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar mbrëmë vetëm në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se në të shumtën e rasteve viktima ishin femrat.
Në këto raste Policia po vazhdon hetimet., transmeton lajmi.net.
DHUNË NË FAMILJE
Fushë Kosovë / 09.03.2026–14:20 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë 09.03.2026, 18:40. Është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë 09.03.2026, 19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Lipjan 09.03.2026, 22:20. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht viktima mashkull kosovar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime./Lajmi.net/