17 vjeçari ther me thikë një person në Kaçanik

Një person është therur me thikë mbrëmë në Kaçanik. Policia ka njoftuar se viktimë është SH.K, rreth 21 vjeç. Nga informatat e para të policisë dhe veprimet hetimore në terren është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në fillim të bulevardit “Ismajl Raka”, tek ura e qytetit në Kaçanik, ku viktima dyshohet se është…

Lajme

10/03/2026 08:47

Një person është therur me thikë mbrëmë në Kaçanik. Policia ka njoftuar se viktimë është SH.K, rreth 21 vjeç.

Nga informatat e para të policisë dhe veprimet hetimore në terren është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në fillim të bulevardit “Ismajl Raka”, tek ura e qytetit në Kaçanik, ku viktima dyshohet se është sulmuar dhe therur me thikë nga një personi i dyshuar, J.SH., 17 vjeç.

Viktima fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Emergjencën e Kaçanikut, më pas është transferuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa për trajtim të mëtejshëm është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Nga ana tjetër, 17 vjeçari, rreth orës 23:50 të së hënës është arrestuar nga policia dhe në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës, është intervistuar nga hetuesit policorë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejshme hetimore, ndërsa hetuesit policorë vazhdojnë hetimet dhe grumbullimin e informatave edhe për persona tjerë të implikuar në këtë rast, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Lëndim i rëndë trupor në Kaçanik
Me datën 09.03.2026, rreth orës 20:50, policia në Kaçanik është njoftuar nga Qendra Emergjente se një person i lënduar me mjet të mprehtë (thikë) ishte dërguar nga një qytetar për trajtim mjekësor.
Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku sipas të dhënave fillestare është konstatuar se viktimë e këtij rasti është SH. K., rreth 21 vjeç.
Nga informatat e para dhe veprimet hetimore në terren është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në fillim të bulevardit “Ismajl Raka”, tek ura e qytetit në Kaçanik, ku viktima dyshohet se është sulmuar dhe është therur me mjet të mprehtë (thikë) nga një person i dyshuar, identiteti i të cilit fillimisht nuk dihej.
Viktima fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Emergjencën e Kaçanikut, më pas është transferuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa për trajtim të mëtejshëm është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë (QKUK).
Njësitet policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime intensive hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit.
Si rezultat i hetimeve, është arritur të identifikohet i dyshuari J. Sh., 17 vjeç, i cili rreth orës 23:50 është arrestuar nga policia dhe në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit policorë.
Me vendim të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejshme hetimore, ndërsa hetuesit policorë vazhdojnë hetimet dhe grumbullimin e informatave edhe për persona tjerë të implikuar në këtë rast./Lajmi.net/