Sallahu: Masa e përkohshme ndalon përmbysjen e rendit kushtetues

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për masën e përkohshme ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Sallahu ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka marrë masë të përkohshme, e cila sipas tij e ndalon…

Lajme

09/03/2026 19:00

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për masën e përkohshme ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Sallahu ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka marrë masë të përkohshme, e cila sipas tij e ndalon që dekreti, që ai e quan antikushtetues, të prodhojë pasoja juridike.

“Gjykata Kushtetuese ka marrë masë të përkohshme. Kjo e ndalon që dekreti antikushtetues të prodhojë pasoja juridike. Për më tepër, kjo e ndalon përmbysjen e rendit kushtetues.

Prandaj, zgjedhje do të ketë veç kur e thotë Kushtetuta…!”, ka shkruar Sallahu.