Rrahmani: LVV dhe Kurti tentuan ta eliminojnë politikisht Osmanin për kontroll të plotë të pushtetit

Deputeti nga Grupi Parlamentar i PDK-së, Eman Rrahmani, ka deklaruar se vendimi i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit ka qenë i drejtë, pasi sipas tij janë tejkaluar afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit. Rrahmani ka theksuar se tashmë vendimi i takon qytetarëve për të zgjedhur një legjislaturë të re që do ta zgjidhë…

Lajme

09/03/2026 17:45

Deputeti nga Grupi Parlamentar i PDK-së, Eman Rrahmani, ka deklaruar se vendimi i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit ka qenë i drejtë, pasi sipas tij janë tejkaluar afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.

Rrahmani ka theksuar se tashmë vendimi i takon qytetarëve për të zgjedhur një legjislaturë të re që do ta zgjidhë çështjen e presidentit.

“Ka qenë një vendim i drejtë pasi kanë kaluar afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit. Tash mbetet te populli që të vendosë për një legjislaturë e cila do ta zgjidhë çështjen e presidentit, pasi kjo legjislaturë nuk ka pasur as vullnet e as mundësi për ta zgjedhur një figurë që do të ishte përfaqësuese dhe unifikuese për vendin”, ka deklaruar ai.

Rrahmani ka theksuar se pushteti ka pasur numrat për të propozuar dy kandidatë për president. Ai ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti se kanë tentuar të vendosin opozitën para një akti të kryer.

“Sipas mendimit tim, pushteti ka pasur 66 vota me të cilat ka mundur t’i bëjë dy kandidatura, por kandidaturat janë përdorur me presion dhe shantazh ndaj deputetëve të opozitës për t’i detyruar që ta votojnë njërin prej tyre për president”, ka deklaruar Rrahmani.

Ai ka shtuar se sipas bindjes së tij, Vetëvendosje nuk ka dashur të shkojë në zgjedhje dhe ka llogaritur se opozita nuk do të guxonte ta pranonte një proces të ri zgjedhor.

“LVV dhe Albin Kurti kanë qenë të bindur se opozita nuk guxon të shkojë në zgjedhje dhe se do ta votonin këdo që ata do ta propozonin për president”, ka theksuar ai në Dukagjin.

Rrahmani po ashtu ka deklaruar se zhvillimet e fundit, sipas tij, kanë treguar një tentativë për eliminim politik të presidentes Osmani dhe për kontroll të plotë të pushtetit nga Vetëvendosja.

“Shpërfaqja në këtë periudhë të fundit sidomos me moskandidimin e apo tentativën për eliminim politik të  Vjosa Osmanit e ka shpërfaqë qëllimin për kontroll të plotë të pushtetit nga LVV dhe Albin Kurti. Besoj se do të ishte korrekte që gjatë fushatës do të tregonin e Vjosa Osmani nuk do të jetë presidente nuk do të mbështet. Unë jam i bindur që LVV nuk ka dashur të shkojë në zgjedhje, ata kanë qenë të bindur se opozita nuk kanë guxim të shkojnë në zgjedhje dhe ia votojnë qoftë edhe Dimal Bashën me vendos për president, këdo që ata e kishin propozu kanë qenë të bindur se do të votohej për president”, ka deklaruar ai.