Qytetarja nga Suhareka gjen 300 euro në tokë dhe i dorëzon në Polici, paratë i kthehen pronarit

Policia e Kosovës në Suharekë, ka njoftuar se më 6 mars 2026, një qytetare me inicialet V.F nga fshatin Peqan i Suharekës, derisa po kalonte pranë një restoranti në këtë qytet ka gjetur 300 euro para të gatshme në tokë. Ajo i ka dorëzuar mjetet në Stacionin Policor në Suharekë rreth orës 20:15 të po…

Lajme

09/03/2026 15:55

Policia e Kosovës në Suharekë, ka njoftuar se më 6 mars 2026, një qytetare me inicialet V.F nga fshatin Peqan i Suharekës, derisa po kalonte pranë një restoranti në këtë qytet ka gjetur 300 euro para të gatshme në tokë.

Ajo i ka dorëzuar mjetet në Stacionin Policor në Suharekë rreth orës 20:15 të po asaj dite, shkruan lajmi.net.

Pas verifikimit të kamerave të sigurisë, është identifikuar personi që i kishte humbur paratë –  një qytetar nga Suhareka, të cilit më pas i janë dorëzuar mjetet e gjetura në stacion.

“Policia e Kosovës falënderon qytetaren për veprimin e saj shembullor dhe inkurajon të gjithë qytetarët që të ndjekin këtë model të ndershmërisë dhe bashkëpunimit me institucionet. Gjithashtu, rikujtojmë qytetarët se marrja e sendit të huaj, edhe nëse është i gjetur në rrugë apo kudo tjetër, përbën vepër penale dhe është e dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/