Tash e dy ditë i zhdukur, Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e 80 vjeçarit nga Rahoveci

Policia e Kosovës në Rahovec, ka njoftuar se që nga data 7 mars 2026, është zhdukur Alush Kastrati, 80 vjeçar që banon në fshatin Zatriq të Rahovecit. Familjarët kanë raportuar se ai ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Policia ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e tij, duke njoftuar se në…

Lajme

09/03/2026 15:29

Policia e Kosovës në Rahovec, ka njoftuar se që nga data 7 mars 2026, është zhdukur Alush Kastrati, 80 vjeçar që banon në fshatin Zatriq të Rahovecit.

Familjarët kanë raportuar se ai ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Policia ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e tij, duke njoftuar se në momentin e largimit ai ishte i veshur me pantallona të zeza, pallto të zezë, këpucë të zeza dhe një shkop ndihmës për ecje.

“Që nga dita e raportimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka ndërmarrë veprime intensive operative dhe hetimore për gjetjen e tij, mirëpo deri më tani nuk është arritur të lokalizohet. Me qëllim gjetjen e tij sa më të shpejtë, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe të mediave. Nëse dikush ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Alush Vesel Kastrati (personi në fotografi), lutemi të lajmërohet menjëherë në numrin e telefonit 192 (pa pagesë) ose në stacionin më të afërt policor”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/