Rrahmani: Vendi po rrëshqet drejt një autoritarizmi të plotë, Rashiq “u detyrua” të ndërroj deklaratën pas reagimit të madh popullor
Ish-deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar në lidhje me 24 hektarët që iu dhanë Manastirit të Deçanit, e që Nenad Rashiq ka thënë se u dhanë për”hatër të tij”. Rrahmani ka thënë se kryeministri Kurti është i vetmi kryeministër që pas më shumë se 10 vitesh kishte pranuar t’ia…
Lajme
Ish-deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar në lidhje me 24 hektarët që iu dhanë Manastirit të Deçanit, e që Nenad Rashiq ka thënë se u dhanë për”hatër të tij”.
Rrahmani ka thënë se kryeministri Kurti është i vetmi kryeministër që pas më shumë se 10 vitesh kishte pranuar t’ia japë 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit, që ka thënë se udhëhiqet nga Kisha Ortodokse Serbe në Beograd.
“Për mua më i rëndësishëm është fakti që e pranoi ta japë tokën, sesa arsyetimet që u dhanë më pas qoftë për hatër të Rashiqit apo për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka thënë Rrahmani.
Ai ka thënë se problemi serioz është se vendi po rrëshqet drejt një autoritarizmi të plotë.
“Dje, zëdhënësi i Qeverisë deklaroi se Rashiqi paska ngatërruar deklaratën. Sot, vetë Rashiqi doli dhe tha se ishte “ngatërrim deklarate”. Kjo ngjan më shumë si detyrim apo presion për ndryshim deklarate, duke marrë parasysh reagimin e madh popullor. Për një çështje për të cilën Nenad Rashiqi dhe Lista Serbe kanë jetuar dhe punuar për vite të tëra për ta arritur si sukses, a është kjo një pasqyrë e qartë e asaj që po ndodh?. Deklaratën e Rashiqit e kemi parë me figurë dhe me zë. Madje ai shpjegonte se si kryeministrat e tjerë nuk e kishin zbatuar atë vendim. Propaganda është mjeti që përdoret për ta ndryshuar të vërtetën në sytë e popullit”, ka thënë Rrahmani. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: