QKK: Është bllokuar qarkullimi i automjeve në dalje të pikës kufitare në Jarinje, në Serbi po pastrohet rruga

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është bllokuar qarkullimi i automjeve në dalje të Pikës Kufitare në Jarinje. Kjo ka ardhur pasi në anën e Serbisë po pastrohet rruga me bager dhe kamionë, kështu që asnjë automjet nuk mund të lëvizë. Njoftimi i plotë: Më datë, 09.03.2026, prej orës 10:10, është bllokuar qarkullimi…

Lajme

09/03/2026 11:51

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është bllokuar qarkullimi i automjeve në dalje të Pikës Kufitare në Jarinje.

Kjo ka ardhur pasi në anën e Serbisë po pastrohet rruga me bager dhe kamionë, kështu që asnjë automjet nuk mund të lëvizë.

Njoftimi i plotë:

Më datë, 09.03.2026, prej orës 10:10, është bllokuar qarkullimi i automjeteve ne dalje të PKK Jarinje, për shkak se në anën e  Serbisë, janë duke e pastruar rrugën me bager dhe kamionë, kështu që asnjë automjet nuk mund të levizë.

Për çdo informatë shtesë kontaktoni QKMK në numrat 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095.