“Për hatër të Rashiqit” – Vjen reagimi i parë nga Qeveria për 24 hektarët tokë që iu dhanë Manastirit të Deçanit, thonë që ministri e ngatërroi

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit për Komunitete dhe Kthime Nenad rashiqit, në lidhje me 24 hektarët që iu dhanë Manastirit të Deçanit. Rashiq në një intervistë për Radio Gorazhdevc, përmendi çështjen e transferimit të 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit. Sipas tij, vendimi i…

Lajme

08/03/2026 21:49

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit për Komunitete dhe Kthime Nenad rashiqit, në lidhje me 24 hektarët që iu dhanë Manastirit të Deçanit.

Rashiq në një intervistë për Radio Gorazhdevc, përmendi çështjen e transferimit të 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit.

Sipas tij, vendimi i vitit 2024 erdhi pas këmbënguljes së tij të vazhdueshme.

“Do ta them, ndoshta edhe pa modesti, por kjo ndodhi falë këmbënguljes sime të vazhdueshme,” tha Rashiq.

Ai shtoi se Kurti i kishte thënë: “Kam menduar shumë për këtë. Do ta bëjmë, por ta dish – për shkakun tënd.”

Në lidhje me këtë, Manxhuka ka thënë se ishte vendim i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2016 si kusht në Këshilli i Evropës, përgjatë procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në vitin 2024.

“Në prill 2024, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, me një votim të fuqishëm prej 82%, me ç’rast 131 ishin në favor dhe 29 kundër, i rekomandoi Komitetit të Ministrave që ta ftojë Kosovën të bëhet anëtare e plotë e organizatës. Zbatimin e aktgjykimit, tashmë të marrë nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2016, Qeveria e Republikës së Kosovës e ka bërë vetëm në dritën e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe për asgjë tjetër”, ka thënë Manxhuka.

Ai gjithashtu ka thënë se në mars të 2024-tës, raportuesja Dora Bakoyannis ka shpërndarë raportin e saj, ku ka konfirmuar që Kosova, pas zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e Manastirit të Deçanit, ka plotësuar të gjitha parakushtet për anëtarësim dhe duhet të ftohet të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës, pa parakushte shtesë.

“Që nga dita e parë në Kurti 2 në mars 2021, nga ambasadorët e Quint-it por edhe nga ministri Rashiq është kërkuar zbatimi i aktgjykimit të GjK, por kjo ka ndodhur vetëm në kuadër të bisedimeve me raportuesen e Këshillit të Evropës, Bakoyannis, tre vjet më vonë, në mars 2024”, ka thënë Manxhuka.

Ai është munduar ta sqaroj edhe deklaratën e ministrit Nenad Rashiq, duke thënë se ai e ka ngatërruar.

“Ajo çka ka ngatërruar ministri Nenad Rashiq është pranimi i kërkesës së tij për vizitë të Patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023, siç mund ta shihni në fotografinë më poshtë”, ka shkruar Rashiq.

Kjo deklaratë që Rashiq ka dhënë, ka nxitur reagime të shumta nga anëtarë të partive politike dhe shoqërisë civile. Deri tani, ky është reagimi i parë nga Qeveria e Kosovës, ndërkaq Kurti e as Rashiq nuk e kanë sqaruar atë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: