Latifi jep detaje nga kërkimi i 81 vjeçarit Alush Kastrati në bjeshkën e Zatriqit: Ai nuk është parë që nga dje në ora 15:00
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e kërkimit të 81 vjeçarit, Alush Kastratit. Kërkimi po bëhet në bjeshkën e Zatriqit, bashkë me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, me ekipin e kërkim-shpëtimit të FSK-së, të Policisë së Kosovës, me familjarë dhe me qytetarë të Rahovecit. Ai ka thënë…
Lajme
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e kërkimit të 81 vjeçarit, Alush Kastratit.
Kërkimi po bëhet në bjeshkën e Zatriqit, bashkë me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, me ekipin e kërkim-shpëtimit të FSK-së, të Policisë së Kosovës, me familjarë dhe me qytetarë të Rahovecit.
Ai ka thënë se Alush Kastrati është babai i dëshmorit të kombit Mazllum Kastrati nga Zatriqi, dhe nuk është parë më që prej orës 15:00 të ditës së djeshme.
“Kam komunikur me bartësit kryesorë të institucioneve dhe tashmë aksionit për gjetjen e bacës Alush iu kanë bashkuar institucionet tona shtetërore dhe organet përkatëse profesionale kompetente. Ju bëj thirrje të bëjmë krejt çfarë është e mundur për gjetjen e bacës Alush!”, ka shkruar Latifi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: