“Për shkak të Rashiqit”, Deliu: Kaq serioze paska qenë për Kurtin gjithë ajo dramë politike për Manastirin e Deçanit

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka reaguar pasi ministri për Komunitete dhe Kthime në një intervistë ka thënë se Manastirin e Deçanit, kryeministri Kurti ia dha 24 hektarë tokë “për hatër të tij”. Ajo ka thënë se për vite dëgjuam akuza për tradhti në lidhje me këtë tokë, por që Rashiq e përshkroi vendimin…

Lajme

08/03/2026 16:49

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka reaguar pasi ministri për Komunitete dhe Kthime në një intervistë ka thënë se Manastirin e Deçanit, kryeministri Kurti ia dha 24 hektarë tokë “për hatër të tij”.

Ajo ka thënë se për vite dëgjuam akuza për tradhti në lidhje me këtë tokë, por që Rashiq e përshkroi vendimin shumë të thjeshtë si “do ta bëjmë, por ta dish, për shkakun tënd”.

“Pra, ajo që dikur paraqitej si tradhti, në pushtet u bë një vendim i thjeshtë. Kaq serioze paska qenë gjithë ajo dramë politike”, ka shkruar Deliu-Kodra në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: