Zhduket 81-vjeçari në Zatriq, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Një person është raportuar i zhdukur në fshatin Zatriq të Komunës së Rahovecit, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit kanë dalë në terren për ta gjetur atë. Sipas njoftimit të grupit të Kërkim-Shpëtimit të kësaj komune, sot më 8 mars 2026 kanë nisur kërkimet për Alush Kastratin, 81 vjeç, i cili është raportuar i zhdukur. Grupi ka…
Lajme
Një person është raportuar i zhdukur në fshatin Zatriq të Komunës së Rahovecit, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit kanë dalë në terren për ta gjetur atë.
Sipas njoftimit të grupit të Kërkim-Shpëtimit të kësaj komune, sot më 8 mars 2026 kanë nisur kërkimet për Alush Kastratin, 81 vjeç, i cili është raportuar i zhdukur.
Grupi ka bërë thirrje për qytetarët që kanë mundësi dhe dëshirë të ndihmojnë në kërkim që t’u bashkohen ekipeve në terren ose t’i kontaktojnë.
“Sot, më 8 Mars 2026, grupi ynë i Kërkim-Shpëtimit ka dalë në terren në fshatin Zatriq, Komuna e Rahovecit, për të kërkuar personin e zhdukur: Alush Kastrati, 81 vjeç. Ftojmë të gjithë ata që kanë mundësi dhe dëshirë të ndihmojnë në kërkim që të na bashkohen ose të na kontaktojnë”, njofton për KosovaPress, Fatlum Telaku. a
Për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin: 046 111 251.