124 km/h në zonën 40 në Prishtinë, Policia e gjobit shoferin me 400 euro dhe ndalim vozitjeje për 9 muaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se njësiti i trafikut të Prishtinës, ka gjobitur një person me 400 euro, me 4 pikë negative si dhe, i është ndaluar drejtimi i automjetit për 9 muaj. Në njoftim bëhet e ditur se shoferi kishte vozitur veturën me shpejtësi prej 124 km/h, në zonën ku kufizimi është 40 km/h.…

Lajme

07/03/2026 19:40

Policia e Kosovës, ka njoftuar se njësiti i trafikut të Prishtinës, ka gjobitur një person me 400 euro, me 4 pikë negative si dhe, i është ndaluar drejtimi i automjetit për 9 muaj.

Në njoftim bëhet e ditur se shoferi kishte vozitur veturën me shpejtësi prej 124 km/h, në zonën ku kufizimi është 40 km/h.

Njoftimi:

Prishtinë, 07 mars 2026- Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, gjatë realizimit të aktiviteteve të rregullta, ka identifikuar një kundërvajtës i cili ka tejkaluar kufizimin e shpejtësisë së lejuar.

I njëjti është hasur duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 124 km/h në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.

Ndaj kundërvajtësit janë shqiptuar masat: gjobë 400 euro,

4 pikë negative, dhe ndalim i drejtimit të automjetit për 9 muaj.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe kufizimet e shpejtësisë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.