Kontrabanda e dy telefonave ndalohet në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se gjatë një kontrolli rutinor në Qendrën Korrektuese të Dubravës, janë konfiskuar dy telefona iPhone dhe dy SIM kartela të futur në mënyrë të kamufluar nga një vizitor. Policia e Kosovës është njoftuar, vizita u anulua, dhe janë ndërmarrë veprimet ligjore përkatëse. Shërbimi Korrektues do të vazhdojë kontrollet dhe masat…

Lajme

07/03/2026 18:45

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se gjatë një kontrolli rutinor në Qendrën Korrektuese të Dubravës, janë konfiskuar dy telefona iPhone dhe dy SIM kartela të futur në mënyrë të kamufluar nga një vizitor.

Policia e Kosovës është njoftuar, vizita u anulua, dhe janë ndërmarrë veprimet ligjore përkatëse.

Shërbimi Korrektues do të vazhdojë kontrollet dhe masat e sigurisë për parandalimin e veprimeve të kundërligjshme.