Zëdhënësi i Qeverisë mundohet të arsyetohet: Në vitet 2011 dhe 2016 kemi pasur problem me emrat e përveçëm të atyre që u bënë presidentë asokohe
Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike dhe diskutimet për emrin e presidentit, duke bërë një krahasim me situatat e mëhershme politike. Ai ka thënë se në vitet 2011 dhe 2016, kur në vend po zgjidheshin presidentët, LVV kishte pasur probleme me “emrat e përveçëm” të kandidatëve që u bënë presidentë…
Lajme
Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike dhe diskutimet për emrin e presidentit, duke bërë një krahasim me situatat e mëhershme politike.
Ai ka thënë se në vitet 2011 dhe 2016, kur në vend po zgjidheshin presidentët, LVV kishte pasur probleme me “emrat e përveçëm” të kandidatëve që u bënë presidentë në atë kohë, raporton lajmi.net
Sipas tij, në vend të takimeve dhe komunikimit politik, pushteti i asaj kohe kishte zgjedhur përndjekjen dhe shtypjen e opozitës me polici.
Manxhuka ka theksuar se situata aktuale është ndryshe, duke përmendur se kryeministri Albin Kurti e ka ftuar dy herë në takim kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza.
Postimi i plotë i tij:
Si LVV në vitet 2011 dhe 2016 kemi pasur problem me emrat e përveçëm të atyre që u bënë presidentë asokohe. Dhe në vend të takimeve me neve, pushteti atëbotë na përndiqte e shtypte me polici.
Bedri Hamzën e ftoi KM Kurti dy herë në takim dhe kanë komunikim normal e të mirë. Hamza asnjëherë s’ia ka thënë Kurtit që ka naj problem me Glauk Konjufcën si personalitet, e të cilin LVV e kandidoi krejt n’fund të afatit për president në pritje të ndonjë marrëveshje me opozitën./Lajmi.net/