Përdornin telefonin gjatë vozitjes, tetë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – disa mbesin edhe pa patentë për 3 muaj

Policia në Ferizaj ka ndëshkuar tetë shoferë për kundërvajtje të ndryshme në trafik, pas kontrolleve të realizuara më 6 mars në pika të ndryshme të qytetit dhe në fshatrat përreth. Sipas policisë, tre shoferë janë kapur duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të automjetit për herë të dytë. Bëhet fjalë për A.Q. (38) me veturë Land…

Lajme

07/03/2026 13:24

Policia në Ferizaj ka ndëshkuar tetë shoferë për kundërvajtje të ndryshme në trafik, pas kontrolleve të realizuara më 6 mars në pika të ndryshme të qytetit dhe në fshatrat përreth.

Sipas policisë, tre shoferë janë kapur duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të automjetit për herë të dytë. Bëhet fjalë për A.Q. (38) me veturë Land Rover, B.M. (36) me veturë VW Caddy dhe F.Z. (37) me veturë Land Rover. Ndaj tyre është shqiptuar gjobë prej 200 euro, dy pikë negative dhe masë mbrojtëse, ndalim i drejtimit të automjetit për tre muaj.

Ndërkaq, katër shoferë të tjerë janë ndaluar për të njëjtën kundërvajtje, por për herë të parë. L.A. (60) me veturë Land Rover, M.A. (21) me veturë VW Polo, R.H. (25) me veturë Volvo dhe V.M. (28) me veturë Renault Megane janë gjobitur me nga 100 euro dhe nga një pikë negative.

Po ashtu, policia ka ndëshkuar edhe shoferin NJ.S. (43), i cili me një veturë Audi me targa vendore është kapur duke tejkaluar automjete në kundërshtim me rregullat e trafikut. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, dy pikë negative dhe masa e heqjes së patentë shoferit për tre muaj.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe ka apeluar tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut.

Njoftimi i plotë: 
Ndëshkohen tetë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ferizaj, 07.03.2026
Patrullat e stacionit policor në Ferizaj, me datën 06.03.2026 gjatë kontrolleve të realizuara në pika të ndryshme të qytetit dhe në fshatrat përreth, kanë identifikuar dhe ndëshkuar disa shoferë për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit rrugor.
Shoferët:
– A.Q. (38 vjeç) me veturën Land Rover,
– B.M. (36 vjeç) me veturën VW Caddy dhe
-F.Z. (37 vjeç) me veturën Land Rover, të gjithë me targa vendore, janë ndaluar duke përdorur telefonin gjatë lëvizjes. Pas verifikimit është konstatuar se kjo ishte hera e dytë që kryenin të njëjtën kundërvajtje. Ndaj tyre policia ka shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse, ndalim të drejtimit të automjetit për 3 muaj.
Ndërsa shoferët:
– L.A. (60 vjeç) me veturën Land Rover,
– M.A. (21 vjeçe) me veturën VW Polo,
– R.H. (25 vjeç) me veturën Volvo dhe
– V.M. (28 vjeçe) me veturën Renault Megane, të gjithë me targa vendore, janë ndaluar duke përdorur telefonin gjatë lëvizjes për herë të parë. Ndaj tyre policia ka shqiptuar gjobë prej 100 euro dhe 1 pikë negative.
Ndërkaq, shoferi NJ.S. (43 vjeç), me veturën Audi me targa vendore, është ndaluar për tejkalim të automjeteve në kundërshtim me rregullat e trafikut. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 3 muaj.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe të intensifikuara me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut.
Shkeljet në trafik mund të raportohen në numrat 192, 0290/326-250, 0290/322-406 ose përmes aplikacionit Lajmëro Policinë.
Të gjitha informacionet e pranuara trajtohen me konfidencialitet të plotë./lajmi.net/