Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet se e rrahu një nxënës dhe e bëri për spital
Një arsimtar i një shkolle fillore në Mamushë është arrestuar nën dyshimin për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe shkaktim të lëndimeve trupore ndaj një nxënësi. Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 6 mars 2026 rreth orës 10:30 në Mamushë, transmeton lajmi.net. I dyshuari, mashkull kosovar dhe arsimtar në një shkollë fillore,…
Lajme
Një arsimtar i një shkolle fillore në Mamushë është arrestuar nën dyshimin për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe shkaktim të lëndimeve trupore ndaj një nxënësi.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 6 mars 2026 rreth orës 10:30 në Mamushë, transmeton lajmi.net.
I dyshuari, mashkull kosovar dhe arsimtar në një shkollë fillore, dyshohet se ka keqtrajtuar një nxënës.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas është liruar në shërim shtëpiak.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor.
Raporti i plotë:
KEQTRAJTIM GJATË USHTRIMIT TË DETYRES ZYRTARE, LËNDIM TRUPOR
Mamushë 06.03.2026 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, arsimtar i shkollës fillore i cili ka keqtrajtuar një nxënës. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar në shërim shtëpiak. Me vendim të prokurorit i dyshuari është në ndalim policor./lajmi.net/