Aksident tragjik në Rahovec: Vdes një 56-vjeçar, një person tjetër i lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Nagavc të Rahovecit, ku një veturë ka goditur dy këmbësorë. Si pasojë e goditjes, njëri nga ta ka humbur jetën, ndërsa tjetri ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin kanë folur edhe autoritetet policore, të cilat kanë konfirmuar se viktima…
Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Nagavc të Rahovecit, ku një veturë ka goditur dy këmbësorë. Si pasojë e goditjes, njëri nga ta ka humbur jetën, ndërsa tjetri ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin kanë folur edhe autoritetet policore, të cilat kanë konfirmuar se viktima që ka ndërruar jetë është rreth moshës 56-vjeçare.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, tha për lajmi.net: “Sot me datë 06 mars 2026 në fshatin Nagavc-Rahovec është raportuar një aksident trafiku një veturë i ka goditur dy persona të moshës madhore. Si pasojë e aksidentit një nga viktimat rreth moshës 56 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor”.
Sipas policisë, drejtuesi i automjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin është ndaluar për 48 orë. Ndërkohë, njësitet përkatëse policore po vazhdojnë hetimet dhe po merren me procedurat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./lajmi.net/