Kurti nuk i drejtohet Osmanit në emër, e quan “presidentja aktuale”, tregon pse nuk e propozoi atë?
Kryeministri Albin Kurti duket se i ka prishur fort raportet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Kurti në konferencë për media nuk ia përmende emrin Vjosa Osmanit, por e quante “presidentja aktuale” gjatë gjithë kohës, transmeton lajmi.net. Ai u pyet nga gazetarët për deklaratën e Osmanit sot që tha se vendi është në këtë gjendje…
Lajme
Kryeministri Albin Kurti duket se i ka prishur fort raportet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Kurti në konferencë për media nuk ia përmende emrin Vjosa Osmanit, por e quante “presidentja aktuale” gjatë gjithë kohës, transmeton lajmi.net.
Ai u pyet nga gazetarët për deklaratën e Osmanit sot që tha se vendi është në këtë gjendje për shkak të personave të papërgjegjshëm dhe me qëllime të rrezikshme.
“Nëse presidentja nuk ka folur me emra, s’di pse mendja ju shkon tek unë. Nëse ju keni të drejtë, përgjigjen duhet ta kërkoni nga ata që e thanë.”, tha ai fillimisht.
Tutje, ai tregoi pse nuk e ka propozuar Osmanin për presidente.
“Ne jemi përpjekur për të gjetur figurën konsesuale. Shtegun për propozime partiake e nisi PDK-ja. Kur u afrua afati, ne menduam se duhet të dilnim me një propozim dhe erdhëm me emrin e Glauk Konjufcës. Mendoj se ka qenë vendim i duhur dhe i drejtë i kryesisë së VV-së. Ne e kemi ditur paraprakisht që as presidentja aktuale, as presidenti potencial nuk na i garantojnë kuorumin. Kjo u pa mbrëmë me 66 deputetë. Në këtë situatë, ne kemi bashkëpunuar me partitë tjera. Kjo është arsyeja kryesore se pse ne kemi vepruar, ashtu siç kemi vepruar dhe në fund erdhëm në situatën ku nuk ishte kandidate edhe presidentja aktuale.”, u shpreh Kurti.
Në fund ai foli për potencialisht zgjedhje të reja, ku tha se partia e tij do të shtojë numrin e votave.
“Ju e dini që unë jam aktivist, jo analist. Ne shtojmë numrin e votave, ne nuk e parashikojmë sasinë e tyre. Sa herë të ketë fushatë zgjedhore, ne jemi aty. Por, unë nuk besoj se kemi një krizë të tillë institucionale, e cila tash në mënyrë të detyrueshme na shpie në zgjedhje të reja. Shumë gjëra janë vështirë të kuptueshme tani.”, tha ai./lajmi.net/