“Thash hajt ta provoj…” – Kurti e pranon se Andin Hotin ia propozoi PDK-së veç për t’ia bërë ‘adetin’
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për përpjekjet për të arritur një marrëveshje me liderët e partive politike lidhur me zgjedhjen e presidentit të vendit. Në një konferencë për media pas zhvillimeve të fundit politike, Kurti pranoi se takimet me liderët partiakë nuk rezultuan me ndonjë marrëveshje konkrete për emrat e mundshëm për postin…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për përpjekjet për të arritur një marrëveshje me liderët e partive politike lidhur me zgjedhjen e presidentit të vendit.
Në një konferencë për media pas zhvillimeve të fundit politike, Kurti pranoi se takimet me liderët partiakë nuk rezultuan me ndonjë marrëveshje konkrete për emrat e mundshëm për postin e presidentit, transmeton lajmi.net.
Ai tha se, pasi partitë e tjera nuk kishin propozuar ndonjë emër, vendosi të paraqesë një propozim nga ana e tij.
“Kur s’më dhanë emra, thash hajt ta provoj t’ua jap unë naj emër, ju thash Andin Hoti, Andin Ukshin Hoti, duke e marrë parasysh prej familjes prej të cilës vjen. Ishte propozim i yni, që së paku të fillojmë të diskutojmë. Nuk u pranua, nuk u pranuan as takime që të flasim për emra të tjerë.”
Sipas Kurtit, propozimi kishte për qëllim që të niste një diskutim për gjetjen e një kandidati konsensual për president, por ai tha se nuk pati gatishmëri nga partitë e tjera për të vazhduar bisedimet rreth emrave të mundshëm./lajmi.net/