Kurti: Ndodhemi në një situatë ku unë besoj se nuk mund të flasim për zgjedhje të reja, Kushtetuesja duhet ta thotë fjalën e vetë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk beson se jemi në një situatë ku duhet të shkojmë në zgjedhje të reja. Kurti në konferencë për media tha se Kushtetuesja duhet ta thotë fjalën e vetë, transmeton lajmi.net. Ai tha se zgjedhja e Presidentit ende nuk e ka konsumuar raundin e parë. “Mirëpo ky proces nuk arriti…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk beson se jemi në një situatë ku duhet të shkojmë në zgjedhje të reja.
Kurti në konferencë për media tha se Kushtetuesja duhet ta thotë fjalën e vetë, transmeton lajmi.net.
Ai tha se zgjedhja e Presidentit ende nuk e ka konsumuar raundin e parë.
“Mirëpo ky proces nuk arriti të konsumoj as raundin e parë me që munguan të gjithë deputetët e partive opozitare PDK, LDK dhe AAK dhe partia që vazhdon të dirigjiohet nga Beogradi. Asnjë deputetë që mungoi nuk e ka njoftuar Kryetaren e Kuvendit për arsyen e mungesës, prandaj kjo lëndë është në Gjykatën Kushtetuese. Është obligim i deputetëve që të kryejnë detyrën e tyre për çka i ka zgjedhur populli i Kosovës. Ndodhemi në një situatë ku unë besoj se nuk mund të flasim për zgjedhje të reja pa e thënë fjalën e vetë Gjykata Kushtetuese, meqenëse kemi mospajtime dhe kërkesë para tyre, ata kanë një materie që duhet ta trajtojnë. Sot në mëngjes u njoftuam nga mediat që me dekret është shpërndarë Kuvendi.”
“Neni 86, paragrafi 6 i Kushtetutës parashikon që Kuvendi shpërndahet nëse në votimin e tretë asnjë kandidatë nuk zgjidhet president, pra asnjëri nga kandidatët nuk i merr 61 vota. Ne nuk kemi arritur atje. Dy kandidatë ishin mbrëmë, nuk u konsumua as raundi i parë , e lëre më i treti. Kushtetuta parashikon edhe një mekanizëm tjetër për të shmangur bllokimin institucional, sipas nenit 82, paragrafi 3, nëse brenda 60 ditëve nga fillimi i procedurave për zgjedhjen e presidentit, nuk zgjidhet presidenti, Kuvendi shpërndahet. Ka një afat 60 ditor për t’u zgjedhur presidenti. Ne mbrëmë i kishim vetëm 60 minuta.”, tha ai./lajmi.net/