Terras i zhgënjyer me zhvillimet në Kosovë: Në vend të stabilitetit, pasiguri politike
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka reaguar pas dështimit të seancës në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e presidentit të vendit. Përmes një postimi në rrjetin social X, Terras e ka cilësuar situatën si një zhvillim negativ për stabilitetin politik në vend, duke theksuar se Kosova po përballet me një periudhë të…
Lajme
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka reaguar pas dështimit të seancës në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Terras e ka cilësuar situatën si një zhvillim negativ për stabilitetin politik në vend, duke theksuar se Kosova po përballet me një periudhë të re pasigurie, transmeton lajmi.net.
“Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë Presidentin. Ky është një prapakthim serioz. Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese”, ka shkruar ai.
Seanca për zgjedhjen e presidentit dështoi të enjten pasi në Kuvend nuk u arrit kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e votimit.
Pas kësaj situate, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media njoftoi se kishte nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit, duke hapur rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare./lajmi.net/
🇽🇰⚠️#Kosovo National Assembly failed to elect the President.
It is a serious setback.
Instead of stability, the country faces new political uncertainty.
Truly disappointing. @EU_Commission @Europarl_EN @EPPGroup pic.twitter.com/bVrV9emaK6— Riho Terras (@RihoTerras) March 6, 2026