Kërkesa e Albulena Haxhiut për çështjen e Presidentit – Kushtetuesja i jep afat deri me 9 mars deputetëve që të paraqesin komentet e tyre

Gjykata Kushtetuese i është përgjigjur kryeparlamenatres Albulena Haxhiu, e cila dje ka dërguar një lëndë për shqyrtim në këtë institucion. Përmes një shkrese kjo gjykatë e ka njoftuar Haxhiun se ka regjistruar kërkesën K.068/26, e cila është parashtruar nga ajo dhe 9 deputetë të Kuvendit të Kosovës lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Procedurës për…

Lajme

06/03/2026 16:02

Gjykata Kushtetuese i është përgjigjur kryeparlamenatres Albulena Haxhiu, e cila dje ka dërguar një lëndë për shqyrtim në këtë institucion.

Përmes një shkrese kjo gjykatë e ka njoftuar Haxhiun se ka regjistruar kërkesën K.068/26, e cila është parashtruar nga ajo dhe 9 deputetë të Kuvendit të Kosovës lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”.

Në këtë shpresë, të cilën e ka siguruar nacionale, thuhet se deputetët e Kuvendit mund t`i paraqesin komentet e tyre me shkrim për këtë çështje deri më 9 mars 2026.