Nagavci fajëson opozitën për mos-zgjedhjen e presidentit: Ne i patëm përpjekjet tona

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci në një deklarim për media ka fajësuar opozitën që s’bëri asnjë hap drejt zgjidhjes së çështjes së Presidentit. “Sapo pam se përfunduan pa sukses dy seanca tejet të rëndësishme në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e parakohshme. Ishim dëshmitarë që opozita nuk morën pjesë në seancën e ftuar…

Lajme

05/03/2026 23:32

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci në një deklarim për media ka fajësuar opozitën që s’bëri asnjë hap drejt zgjidhjes së çështjes së Presidentit.

“Sapo pam se përfunduan pa sukses dy seanca tejet të rëndësishme në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e parakohshme. Ishim dëshmitarë që opozita nuk morën pjesë në seancën e ftuar për të votuar presidentin dhe as nuk dhanë asnjë nënshkrim apo ndonjë propozim në lidhje me një president konsesnual. Vetëvendosje ka qenë e gatshme të mbështesë e të jap nënshkrimet për kandidatët që do të mund të vinin si propozime nga LDK e PDK. Gjithashtu kemi qenë të gatshëm të përkrahim e të japim nënshkrimet tona.Po ashtu thirrëm edhe seancën për ndryshimet amandamentuese që Presidenti të mund të zgjidhet me votat direkt nga populli dhe aty e pamë se PDK-ja derisa ishte e deklaruar se do ti mbështesë me votë, LDK-ja tha se do japin mbështetje me votë deputetët nuk ishin të pranishëm”,deklaroi ajo, transmeton lajmi.net.

Nagavci tha se “Ne i patëm përpjekjet tona, deputetët ishin këtu dhe në lidhje me prezencën e deputetëve ku Kushtetuta e thotë qartësisht se nëse kanë arsye për të mos marrë pjesë në seancë duhet të lajmërojnë kryetaren e Kuvendit e s’kishim asnjë njoftim të tillë.Ne e dinim se ishin këtu por s’morën pjesë.Jemi në situatë dhe si VV kemi thënë se jemi të gatshëm për t’i dhënë nënshkrimet tona. Si parti fituese e zgjedhjeve kemi ofruar gatishmëri për një kandidat konsensual ndërkohë që kemi pasur partitë e tjera që as nuk kanë pranuar nënshkrimet nga ana jonë, as s’patën kundërkandidatë dhe as nuk morën pjesë në seanca që vendit t’ia ofrojnë presidentit.”./Lajmi.net/