Abdixhiku: Në orën 00:00 presim dekretin për shpërbërjen e Kuvendit, Kosova po hynë në një proces të ri zgjedhor
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur një konferencë për media. Ai në konferencë tha se Kosova po hynë në një proces të ri zgjedhor dhe se në ora 00:00 po e presin dekretin për shpërbërjen e Kuvendit, transmeton lajmi.net. “LDK nuk ka pasur fuqi të siguroj 85 vota, përkundër vullnetit të mirë dhe përpjekjes…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur një konferencë për media.
Ai në konferencë tha se Kosova po hynë në një proces të ri zgjedhor dhe se në ora 00:00 po e presin dekretin për shpërbërjen e Kuvendit, transmeton lajmi.net.
“LDK nuk ka pasur fuqi të siguroj 85 vota, përkundër vullnetit të mirë dhe përpjekjes së mbarë jemi 1 orë e gjysmë larg afatit Kushtetues. Kosova po futet drejt një procesi të ri zgjedhor. LDK në orën 00:00 e pret dekretin për shpërbërjen e Kuvendit dhe sa më parë konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve. Dua të themi që jemi futur në këtë proces me vetëdije të lartë qytetarë dhe kombëtare, me vullnet të mirë për bashkëbisedim, kemi mbajtur komunikime të mira me të gjitha partitë politike, kemi dhënë zgjidhje, kemi dhënë alternativa, kemi pas gatishmëri të plotë për konsensus, fatkeqësisht, kjo gatishmëri nuk është përputhur me synimet e palëve të tjera. Seancën e tanishme e konsiderojmë si monopartiake, meqenëse janë dy kandidatë të një partie politike.”, tha ai ndër të tjera./lajmi.net/