Rashiq: Nuk besoj se Lista Serbe do të mbështesë ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit
Para nisjes së seancës plenare për votimin e ndryshimeve kushtetuese që parashikojnë zgjedhjen e presidentit nga populli, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, u prononcua para mediave për qëndrimin e Listës Serbe. Ai u pyet nëse beson se deputetët e Listës Serbe do të mbështesin këto ndryshime, dhe u shpreh skeptik. “Unë nuk besoj…
Lajme
Para nisjes së seancës plenare për votimin e ndryshimeve kushtetuese që parashikojnë zgjedhjen e presidentit nga populli, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, u prononcua para mediave për qëndrimin e Listës Serbe.
Ai u pyet nëse beson se deputetët e Listës Serbe do të mbështesin këto ndryshime, dhe u shpreh skeptik. “Unë nuk besoj që Lista Serbe është e gatshme të ndërmarrë ndonjë veprim konstruktiv”, deklaroi Rashiq, transmeton lajmi.net.
Ministri gjithashtu sqaroi se roli i tij si ministër nuk e përfshin drejtpërdrejt procesin e zgjedhjes së presidentit. Ai theksoi se pjesëmarrja e tij në këtë çështje është e kufizuar dhe se vendimet për votimin e ndryshimeve kushtetuese do të varen kryesisht nga deputetët e Kuvendit.
Rashiq nuk dha detaje se si mund të ndikojë Lista Serbe në rezultatin përfundimtar, por qëndrimi i tij tregon se partitë serbe mund të mos jenë të gatshme të mbështesin ndryshimet e propozuara nga presidentja Vjosa Osmani./lajmi.net/