Zhvillime dramatike: Prattipati i shkon në zyre përsëri Vjosa Osmanit

E ngarkuara me Punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati pasditën e së enjtës ka shkuar në zyrën e presidentes, Vjosa Osmani. Takimi i Prattipatit lidhet me zhvillimet e fundit në vend, më konkretisht zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, raporton IndeksOnline. Kujtojmë se presidentja e…

Lajme

05/03/2026 18:38

E ngarkuara me Punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati pasditën e së enjtës ka shkuar në zyrën e presidentes, Vjosa Osmani.

Takimi i Prattipatit lidhet me zhvillimet e fundit në vend, më konkretisht zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, raporton IndeksOnline.

Kujtojmë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi nuk mori përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje për një mandatë të dytë dhe pasi iu bë ftesë të matet me Glauk Konjufcën, ka proceduar në Kuvend amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës në mënyrë që presidenti të zgjidhet direkt nga vota e popullit.