Osmani procedon amendamentet në Kuvend: Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët – le të flas populli

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka proceduar në Kuvend amendamente kushtetuese që parashohin zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit nga qytetarët. Përmes një postimi publik, Osmani ka bërë të ditur se iniciativa vjen pas dështimeve të njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentit në Kuvend, transmeton lajmi.net. “Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e…

Lajme

05/03/2026 16:35

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka proceduar në Kuvend amendamente kushtetuese që parashohin zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit nga qytetarët.

Përmes një postimi publik, Osmani ka bërë të ditur se iniciativa vjen pas dështimeve të njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentit në Kuvend, transmeton lajmi.net.

“Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentes/it”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka sqaruar se amendamentet në fjalë janë hartuar më herët nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës, në vitin 2011.

“Këto amendamente kushtetuese ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011”, ka theksuar presidentja.

Osmani u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që t’i mbështesin këto ndryshime kushtetuese në Kuvend.

“I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese. Tash e tutje, le të flasë populli!”, ka deklaruar ajo.

Postimi i plotë:

ZGJEDHJE TË DREJTPËRDREJTA PËR PRESIDENT!
Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentes/it, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.
I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.
Tash e tutje, le të flasë populli!/lajmi.net/