Ademi shton darkë për klubet e Superligës dhe Ligës së Parë që ndodhen në fazën përgatitore në Turqi

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, pas ndeshjes së Superkupës, Prishtina – Drita ka shtruar një darkë për klubet e Superligës dhe Ligës së Parë që ndodhen në fazën përgatitore në Turqi. Ai ka thënë se në këtë tryezë nuk ishin vetëm ekipet, por edhe respekti, bashkimi dhe dashuria për futbollin e Kosovës. “Ky ishte një…

Sport

25/01/2026 20:16

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, pas ndeshjes së Superkupës, Prishtina – Drita ka shtruar një darkë për klubet e Superligës dhe Ligës së Parë që ndodhen në fazën përgatitore në Turqi.

Ai ka thënë se në këtë tryezë nuk ishin vetëm ekipet, por edhe respekti, bashkimi dhe dashuria për futbollin e Kosovës.

“Ky ishte një moment për të bashkëbiseduar e krijuar miqësi përtej fushës së gjelbër, me besimin se kjo fazë përgatitore do të sjellë një sezon më të fortë, më dinjitoz dhe më me shumë emocione për të gjithë. Vizitat do t’i vazhdoj edhe tek ekipet të tjera që fazën përgatitore janë duke e zhvilluar në Shqipëri”, ka shkruar Ademi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: