FFK merr pjesë në Kongresin e 50-të të UEFA-s në Bruksel

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me nënkryetarin e parë, Bakir Burri, dhe sekretarin e përgjithshëm të FFK-së, Markus Weidner, morën pjesë në Kongresin e 50-të të UEFA-s, i cili u mbajt në Bruksel. Ky kongres mblodhi përfaqësuesit e federatave anëtare të futbollit evropian, ku u diskutuan çështje të rëndësishme…

Sport

12/02/2026 12:57

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me nënkryetarin e parë, Bakir Burri, dhe sekretarin e përgjithshëm të FFK-së, Markus Weidner, morën pjesë në Kongresin e 50-të të UEFA-s, i cili u mbajt në Bruksel.

Ky kongres mblodhi përfaqësuesit e federatave anëtare të futbollit evropian, ku u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimin dhe menaxhimin e futbollit në kontinent.

Gjatë punimeve të Kongresit u miratuan disa vendime me rëndësi strategjike dhe administrative, përfshirë ndryshimet në statutin e UEFA-s, shqyrtimin dhe miratimin e raportit financiar, si dhe buxhetin për vitin 2026.

Në kuadër të agjendës u konfirmua edhe përbërja e Komiteteve të UEFA-s, të cilat luajnë rol kyç në drejtimin dhe zhvillimin e futbollit evropian.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës në këtë kongres të rëndësishëm dëshmon për angazhimin e vazhdueshëm të FFK-së në proceset vendimmarrëse dhe në zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në nivel evropian.