Kosova në Ligën B të Ligës së Kombeve, Ademi: Nuk është grup i lehtë, por besoj se do t’ia dalim
Kombëtarja e Kosovës ka mësuar rivalët e saj për edicionin e ri të Ligës së Kombeve. “Dardanët” do të garojnë në Ligën B, duke u përfshirë në Grupin B3, ku do të përballen me Izraelin, Austrinë dhe Republikën e Irlandës, transmeton lajmi.net. Për këtë short të Kosovës, Presidenti i FFK-së ka thënë se nuk është…
Sport
Kombëtarja e Kosovës ka mësuar rivalët e saj për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” do të garojnë në Ligën B, duke u përfshirë në Grupin B3, ku do të përballen me Izraelin, Austrinë dhe Republikën e Irlandës, transmeton lajmi.net.
Për këtë short të Kosovës, Presidenti i FFK-së ka thënë se nuk është grup i lehtë por ka qenë optimist se do t’ia dalin.
“Shorti na ka rënë në një grup jo të lehtë. Ne tani jemi në grupin B dhe nuk ka më lojë të lehta. Kosova është në një nivel tjetër dhe besoj se do t’ia dalim, edhe pse nuk është grup që i njohim shumë. Me Irlandën dhe Austrinë nuk kemi lujt por kemi lujt me Izraelin. Besoj që Foda meqë ka qenë trajner në Austri e njeh si karakter dhe do t’ia dalim disi.”, ka thënë Ademi.
Ndeshjet e edicionit të pestë të Nations League do të zhvillohen nga shtatori deri në nëntor, duke i dhënë Kosovës mundësinë të sfidojë skuadra të forta dhe të synojë rezultate pozitive në këtë garë ndërkombëtare. /Lajmi.net/