Agim Ademi uron Infantinon për 10 vjetorin në krye të FIFA-s
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino për 10 vjetorin në krye të qeverisjes së futbollit botëror. Ai ka thënë se kjo dekadë nën lidershipin e presidentit Infantino ka shënuar transformim të thellë në zhvillimin e lojës më të dashur në botë. “Gjatë kësaj periudhe, FIFA ka mbështetur fuqishëm futbollin…
Sport
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino për 10 vjetorin në krye të qeverisjes së futbollit botëror.
Ai ka thënë se kjo dekadë nën lidershipin e presidentit Infantino ka shënuar transformim të thellë në zhvillimin e lojës më të dashur në botë.
“Gjatë kësaj periudhe, FIFA ka mbështetur fuqishëm futbollin e Kosovës në avancimin e projekteve infrastrukturore, programeve zhvillimore dhe fuqizimin e strukturave të FFK-së”, ka shtuar Ademi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: