Dardanet triumfojnë kundër Gjibraltarit, Sermaxhaj: Mund të shënonim edhe më shumë, sfidën kryesore e kemi me Kroacinë

Ekipi i vajzave i Kombëtares së Kosovës, ka fituar me një rezultat 6:0 kundër Gjiraltarit. Trajneri i këtij ekipi, Sami Sermaxhaj ka thënë pas ndeshjes se janë të kënaqur me rezultatit por se kishin mundësi të shënonin edhe më shumë. “Ajo që ka qenë ideja që sot përveç rezutlatit të shohim se sa jemi në…

Sport

03/03/2026 20:00

Ekipi i vajzave i Kombëtares së Kosovës, ka fituar me një rezultat 6:0 kundër Gjiraltarit.

Trajneri i këtij ekipi, Sami Sermaxhaj ka thënë pas ndeshjes se janë të kënaqur me rezultatit por se kishin mundësi të shënonin edhe më shumë.

“Ajo që ka qenë ideja që sot përveç rezutlatit të shohim se sa jemi në gjendje të realizojmë ato ide që i kemi për lojën. Kohë pas kohe kemi qenë shumë mirë por ka pas disa momente ku unë nuk jam shumë i kënaqur me kontrollin e lojës. Mirëpo sidoqoftë, i përgëzoj vazjat për fokusin, angazhimin normalisht edhe për rezultatin”, ka thënë ai.

Për lojën në të cilën korrën fitore, Sermaxhaj ka thënë se nuk ishte shumë sfiduese.

“Sfida kryesore mbetet Kroacia, kështu që të gjitha përgatitjet e këtij grombullimi kanë qenë në fokus me lojën me Kroacinë. Po presim që atje të paraqitemi edhe më të fort ëe më të denjë, sepse e kemi një kundërshtar shumë më të fortë se ai i sotmi”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/