Vajzat e Kombëtares së Kosovës përfundojnë stërvitjet para ndeshjes kundër Gjibraltarit

Kombëtarja e Kosovës, vajzat kanë zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme kundër Gjibraltarit. Ndeshja luhet në orën 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. “Në këtë stërvitje, përzgjedhësi Sami Sermaxhaj është fokusuar në aspektin taktik dhe në lojën që ekipi synon ta paraqesë në fushë. Dardanet janë plotësisht të gatshme dhe maksimalisht të…

Sport

02/03/2026 17:29

Kombëtarja e Kosovës, vajzat kanë zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme kundër Gjibraltarit.

Ndeshja luhet në orën 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Në këtë stërvitje, përzgjedhësi Sami Sermaxhaj është fokusuar në aspektin taktik dhe në lojën që ekipi synon ta paraqesë në fushë. Dardanet janë plotësisht të gatshme dhe maksimalisht të motivuara për këtë duel, me synimin që me përkushtim dhe vendosmëri ta dëshmojnë në fushë se kanë cilësi më të larta se kundërshtaret”, ka njoftuar FFK. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: