Mehmeti-Selimi në 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së: Sakrifica e Jasharajve na mëson vlerën e lirisë dhe unitetin kombëtar

Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deputetja Shqipe Selimi, në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, ka përkujtuar sakrificën e komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të vendit. “Jemi sërish, sikurse çdo vit, në përvjetorin e kujtimit të lavdisë…

Lajme

05/03/2026 10:52

Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deputetja Shqipe Selimi, në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, ka përkujtuar sakrificën e komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të vendit.

“Jemi sërish, sikurse çdo vit, në përvjetorin e kujtimit të lavdisë kombëtare, në kujtimin e Epopesë së UÇK-së dhe në nderimin e të gjithë dëshmorëve të atdheut. Ky përvjetor që prej disa vitesh përkujtohet këtu në Kuvendin e Kosovës i jep kuptim edhe më të madh ekzistencës së institucioneve tona,” tha Selimi.

Deputetja theksoi se 5 marsi dhe Epopenë e UÇK-së i bashkojnë qytetarët pa dallime dhe përforcojnë unitetin dhe vetëdijen kombëtare. Ajo vuri në pah shembullin e sakrificës së familjes Jashari dhe të luftëtarëve të UÇK-së si mësim për brezat e rinj mbi vlerën e lirisë dhe rëndësinë e përkushtimit ndaj atdheut.

“Me luftën ndër breza, dhe sidomos në përballjen e fundit në Prekaz, Jasharajt dhanë një leksion për botën se sa e shtrenjtë është liria dhe sa e madhe është sakrifica për të. Familja Jashari është shembull për kombin dhe gjithë njerëzimin. Prandaj, sa herë vjen 5 marsi, vjen si reflektim i kujtesës dhe i vetëdijes sonë kombëtare,” u shpreh Selimi.

Fjalimi i Selimit thekson rëndësinë e kujtesës historike dhe unitetin kombëtar që Epopenë e UÇK-së vazhdon të simbolizojë për Kosovën dhe qytetarët e saj, teksa tha se ne të gjithë jemi Jashar. /Lajmi.net/