Konjufca pyetet pse ndërroi mendje e kandidoi për President: Po VV tokë të bon

I propozuari për president i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, u përgjigj me shaka kur u pyet nga gazetarët se pse e ndërroi qëndrimin lidhur me kandidimin e tij për këtë pozitë. Konjufca para disa ditësh kishte mohuar se do të jetë kandidat për president, por në përgjigjen për këtë pyetje para gazetarëve sot, ai tha…

Lajme

05/03/2026 09:53

I propozuari për president i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, u përgjigj me shaka kur u pyet nga gazetarët se pse e ndërroi qëndrimin lidhur me kandidimin e tij për këtë pozitë.

Konjufca para disa ditësh kishte mohuar se do të jetë kandidat për president, por në përgjigjen për këtë pyetje para gazetarëve sot, ai tha me humor: “Po Vetëvendosja tokë të bon”.

Konjufca vazhdoi duke thënë se ishte propozim i partisë së tij.

“Ishte propozim i Vetëvendosjes e tash duhet të ecim përpara. Tash versioni më i mirë është që edhe opozita ta bëjë propozimin e tyre. PDK dhe LDK duhet të përcaktohen. Nëse nuk e votojnë Glauk Konjufcën, kë do ta votojnë? Për besë nëse e propozojnë ndonjë emër, ndoshta edhe unë e votoj. Askush nuk po propozon, as PDK as LDK. Jam kureshtar me ditë kë do ta votonin ata nëse nuk jam unë. Edhe Vetëvendosja do ta votojë për të mos shkuar në zgjedhje. Jam i bindur se nuk do të mund ta propozojnë një person neutral”.