Bedri Hamza: S’ka votë për President pa marrëveshje paraprake, s’jemi takuar me Kurtin

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është larguar nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku ka riafirmuar qëndrimin e subjektit që drejton lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit. I pyetur nga gazetarët nëse ka zhvilluar ndonjë takim me kryeministrin Albin Kurti, Hamza ka mohuar një gjë të tillë, duke theksuar gjithashtu se PDK-ja…

Lajme

04/03/2026 16:53

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është larguar nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku ka riafirmuar qëndrimin e subjektit që drejton lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit.

I pyetur nga gazetarët nëse ka zhvilluar ndonjë takim me kryeministrin Albin Kurti, Hamza ka mohuar një gjë të tillë, duke theksuar gjithashtu se PDK-ja nuk ka pranuar asnjë njoftim për mbajtjen e seancës, raporton lajmi.net

“Jo s’jemi taku [me Kurtin]. S’kemi qëndrim sepse s’ka kandidaturë zyrtare, por pa marrëveshje paraprake s’ka votë nga PDK”, ka thënë Hamza.

“S’kemi marrë njoftim ende”, ka shtuar ai i pyetur nëse kanë marrë ftesë për seancë për presidnetin./Lajmi.net/