“Fluturimi” i çmimeve të naftës, Kusari-Lila del me një vendim të rëndësishëm
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësis dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila ka nënshkruar një vendim sa i përket çmimeve të naftës, që u rritën menjëherë pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme. Ajo ka nënshkruar vendimin për caktimin e produkteve të naftës, transmeton lajmi.net. Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar për shitjet me shumicë është deri në 2…
Lajme
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësis dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila ka nënshkruar një vendim sa i përket çmimeve të naftës, që u rritën menjëherë pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme.
Ajo ka nënshkruar vendimin për caktimin e produkteve të naftës, transmeton lajmi.net.
Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar për shitjet me shumicë është deri në 2 cent për litër.
Kurse, për shitjet me pakicë është deri në 12 cent për litër.
Ky vendim do të hyjë në fuqi 1 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.
Postimi i plotë:
Sot nënshkrova vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të derivateve si rrjedhojë e ngjarjeve në Lindjen e Mesme.
Ky vendim ishte i domosdoshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë e të ndershme në tregun vendor.
Vendimi vjen pas mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, analizimit të evidencave ditore nga Dogana e Kosovës dhe raporteve të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është konstatuar se rritjet e çmimeve nga importi janë reflektuar menjëherë në çmimet e shitjes.
Inspektorët do të jenë në terren për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi.
Llogaritja e marzhës tregtare maksimale të lejuar për shitje me shumicë dhe pakicë bëhet sipas nenit 4, paragrafi 1.1 dhe 1.2, të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2022 për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtëritshme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse.
Duke u bazuar në analizën e situatës në treg dhe në kompetencat ligjore të Ministrisë, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi një (1) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Çdo shkelje apo moszbatim i këtij vendimi do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi.
Ky vendim synon të sigurojë konkurrencë të ndershme dhe mbrojtje të konsumatorëve në tregun e Republikës së Kosovës./lajmi.net/