Deliu mohon mbështetjen për kandidatët e LVV-së në zgjedhjet për president

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu, ka deklaruar se nuk ka asgjë zyrtare lidhur me emrat e propozuar për president, por ka theksuar se nuk do të japë votë për ndonjë kandidat të Lëvizja Vetëvendosje. “Do të kemi mbledhjen e Grupit Parlamentar ku do të diskutojmë të gjitha qëndrimet. Nuk mund të flas…

Lajme

04/03/2026 14:24

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu, ka deklaruar se nuk ka asgjë zyrtare lidhur me emrat e propozuar për president, por ka theksuar se nuk do të japë votë për ndonjë kandidat të Lëvizja Vetëvendosje.

“Do të kemi mbledhjen e Grupit Parlamentar ku do të diskutojmë të gjitha qëndrimet. Nuk mund të flas për atë që kam parë deri tash, janë vetëm raportimet e mediave. Nuk ka asgjë zyrtare që kemi marrë sot. Ju e dini që afatet kushtetuese janë në përmbyllje, dhe për ne si grup parlamentar është e rëndësishme të takohemi dhe të vendosim për pozicionin tonë,” tha Deliu.

Ajo shtoi se qëndrimi i saj për kandidatët e LVV-së pasqyron edhe pozicionin e shefit të saj, Bedri Hamza.

“Nuk kam votë për kandidatët e LVV-së. Siç ka theksuar edhe zotëri Hamza, pozicioni ynë është sqaruar, por deri më tani nuk ka marrëveshje. Për detaje do t’ju informojmë pas mbledhjes së grupit parlamentar”, përfundoi Deliu. /Lajmi.net/