Irani lëshon raketë drejt Turqisë, sistemi i NATO-s ia shkatërron në ajër

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare turke njoftoi se një raketë balistike u lëshua nga Irani dhe kaloi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë përpara se të shkonte drejt Turqisë. Sipas njoftimit të ministrisë, raketa balistike në fjalë u shkatërrua në ajër nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s përpara se të arrinte në hapësirën…

Bota

04/03/2026 13:22

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare turke njoftoi se një raketë balistike u lëshua nga Irani dhe kaloi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë përpara se të shkonte drejt Turqisë.

Sipas njoftimit të ministrisë, raketa balistike në fjalë u shkatërrua në ajër nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s përpara se të arrinte në hapësirën ajrore turke.

Sipas të njëjtave burime, fragmenti i raketës që ra në rajonin Dortyol të provincës Hatay u identifikua si një municion i mbrojtjes ajrore që interceptoi kërcënimin në ajër.

Nuk pati viktima ose të plagosur në incident.