Burim Ramadani i pyet PDK-në dhe LDK-në: A menduat që Kurti ua jep presidentin?

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka adresuar pyetjet për LDK-në dhe PDK-në, lidhur me çështjen e presidentit. Ramadani ka thënë nëse dy partitë kanë menduar që Kurti do t’ua jep presidentin. Postimi: Çka menduat kur iu rreshtuat Kurtit në takime? Menduat që Kurti do t’ju jap juve Presidencën?! Pse ta bëjë ai këtë?…

Lajme

04/03/2026 11:14

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka adresuar pyetjet për LDK-në dhe PDK-në, lidhur me çështjen e presidentit.

Ramadani ka thënë nëse dy partitë kanë menduar që Kurti do t’ua jep presidentin.

Postimi:

Çka menduat kur iu rreshtuat Kurtit në takime?

Menduat që Kurti do t’ju jap juve Presidencën?!

Pse ta bëjë ai këtë?

Opozita (më mirë të them: partitë jopushtetare!) pretendon që me votat e VV-së të bëhen President. Ndërsa, nuk nxorri një kandidat të vetin anipse i kanë mundësitë ta bëjnë këtë edhe sot!

Pra, nuk duan të bashkëpunojnë mes vete kurrsesi, por duan të bashkëpunojnë me VV-në.

Por, dorën në zemër, edhe këtu nuk janë korrekt.

VV-së i thonë:

Jo ti mos propozo kandidat, por na jep votat neve! Nëse nuk na bën neve (herë PDK e herë LDK) President, atëherë shkojmë në zgjedhje!

Kurti, sigurisht në avantazh, ua kthen me standardin e njëjtë:

Nëse nuk e votoni një kandidat të VV-së për President, shkojmë në zgjedhje!

Pse menduat që VV do t’ju falë pozitën e Presidentit?!

Fare nuk po e kuptoj!