Rrahmani: Kurti dhe VV synojnë eliminimin politik të Osmanit dhe mbajnë qasje përjashtuese ndaj çdo partie opozitare
Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Eman Rrahmani ka reaguar në lidhje me çështjen e Presidentit. Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe partia e tij VV po e synojmë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani, shkruan lajmi.net. Rrahmani ka përmendur vetëm dy rrugë të mundshme për këtë situatë, e që…
Lajme
Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Eman Rrahmani ka reaguar në lidhje me çështjen e Presidentit.
Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe partia e tij VV po e synojmë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani, shkruan lajmi.net.
Rrahmani ka përmendur vetëm dy rrugë të mundshme për këtë situatë, e që një prej tyre janë zgjedhjet e reja. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani dhe mbajnë qasje përjashtuese ndaj çdo partie opozitare, vendi, shoqëria dhe demokracia janë në rrezik serioz.
Sot kemi vetëm dy rrugë:
Ose shkojmë në zgjedhje të reja dhe ia kthejmë vendimin qytetarit,
Ose heshtim dhe lejojmë që vendi të rrëshqasë drejt një autoritarizmi të plotë, me prirje drejt një diktature.