Vrasja e Khameneit – Ceremonia mortore nis sot në Teheran, vjen reagimi nga Izraeli për pasardhësin e tij
Ceremonia mortore për ish-Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ali Khamenei, do të mbahet sot në Teheran. Khamenei u vra gjatë sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael që nisën të shtunën. Sipas njoftimeve zyrtare, ceremonia do të fillojë në orën 18:30 (me orën lokale) dhe do të zgjasë tre ditë, përpara procesionit të varrimit. Sipas raportimeve të The New…
Bota
Ceremonia mortore për ish-Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ali Khamenei, do të mbahet sot në Teheran.
Khamenei u vra gjatë sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael që nisën të shtunën. Sipas njoftimeve zyrtare, ceremonia do të fillojë në orën 18:30 (me orën lokale) dhe do të zgjasë tre ditë, përpara procesionit të varrimit.
Sipas raportimeve të The New York Times, që citojnë zyrtarë iranianë, djali i tij, Mojtaba Khamenei, është shfaqur si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e vendit. Vendimi për pasardhësin mund të merret sot, në një moment kritik për stabilitetin politik të Iranit.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, deklaroi se çdo pasardhës që do të vazhdojë “planin për të shkatërruar Izraelin, për të kërcënuar Shtetet e Bashkuara dhe për të shtypur popullin iranian” do të konsiderohet “objektiv i qartë për eliminim”.
Deklarata e tij rrit tensionet në rajon, ndërsa Irani përgatitet për ceremoninë mortore dhe përzgjedhjen e liderit të ri suprem.