Po bënin gara në rrugën Pejë-Prishtinë: Gjobitet me 500 euro njëri shofer dhe sekuestrim të patentë-shoferit për 1 vit, tjetri shkon në Gjykatë

Policia e Kosovës, më 2 mars 2026 gjatë kontrollit të trafikut rrugor në magjistralen Pejë-Prishtinë, ka identifikuar dy drejtues automjetesh që po bënin gara shpejtësie. Ata janë ndaluar dhe janë marrë veprime ligjore ndaj tyre. “Njërit drejtues i është shqiptuar fletë-gjobë me procedim për Gjykatë.Drejtuesit tjetër i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 (pesëqind)…

Lajme

04/03/2026 09:10

Policia e Kosovës, më 2 mars 2026 gjatë kontrollit të trafikut rrugor në magjistralen Pejë-Prishtinë, ka identifikuar dy drejtues automjetesh që po bënin gara shpejtësie.

Ata janë ndaluar dhe janë marrë veprime ligjore ndaj tyre.

“Njërit drejtues i është shqiptuar fletë-gjobë me procedim për Gjykatë.Drejtuesit tjetër i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 (pesëqind) euro, 5 (pesë) pikë negative, si dhe masë mbrojtëse – sekuestrim i patentë shoferit për 1 (një) vit. Policia e Kosovës do të vazhdojë me kontrolle të shtuara në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, ka njoftuar Policia.

Ata kanë thënë se shkeljet e tilla përbëjnë rrezik serioz për jetën dhe si të tilla do të trajtohen me tolerancë zero. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: