Gjenden tri mjete shpërthyese në Rahovec dhe Gjakovë, KFOR i del në ndihmë Policisë
Tri mjete shpërthyese janë gjetur në Rahovec dhe Gjakovë. Në Rahovec, sipas raportit të Policisë, qytetari ka raportuar se derisa po e pastronte oborrin ka hasur në një mjetë shpërthyes, transmeton lajmi.net. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim EOD ka tërhequr mjetin e dyshuar. Kurse, në Gjakovë, qytetari derisa ishte…
Lajme
Tri mjete shpërthyese janë gjetur në Rahovec dhe Gjakovë.
Në Rahovec, sipas raportit të Policisë, qytetari ka raportuar se derisa po e pastronte oborrin ka hasur në një mjetë shpërthyes, transmeton lajmi.net.
Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim EOD ka tërhequr mjetin e dyshuar.
Kurse, në Gjakovë, qytetari derisa ishte duke pastruar një objekt, ka gjetur dy mjete shpërthyese. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, kurse njësiti i KFOR-it për deminim i ka tërhequr mjetet e dyshimta.
Raportet e plota nga te dyja rastet:
Rahovec /03.03.2026-08:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë pastrimit të oborrit, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim EOD ka tërhequr mjetin e dyshuar.
Gjakovë/03.03.2026-09:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë pastrimit në një objekt, ka hasur në dy mjete të dyshuara. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it kanë tërhequr mjetet e dyshuara./lajmi.net/